“Air Albania” shtyn fluturimin/ Shoqëria e fluturimeve, jo transparente me udhëtarët në Stamboll

0
19

Për të disatën herë avionët e linjës Air Albania kanë vijuar me vonesa dhe mosrespektim të orareve të përcaktuara.

Rasti më i fundit është një fluturim i kësaj linje në intinerarin nga Stambolli drejt Tiranës, i parashikuar për t’u nisur në orën 12:05 minuta dhe është anuluar pa dhënë asnjë shpjegim apo motiv nga ana e stafit.

Pak minuta më vonë kompania njoftoi pasagjerët se fluturimi niste në 12:25 minuta, por ende nuk dihet nëse do të respektohet ky orar ose jo.

Është e disata herë që ‘Air Albania’ me linjat e saj shtyn apo anulon fluturimet duke mos i njoftuar pasagjerët në kohë apo duke mos i respektuar edhe orarin e përcaktuar më herët.