Të paktën 13 persona, kryesisht iranianë, u vranë në një aksident rrugor në Irak, tha agjencia shtetërore irakiane e lajmeve herët të shtunën.
Drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Shëndetësore Salah al-Din, Khaled Burhan, tha se aksidenti ndodhi në rrugën që lidh Dujail-in dhe Samarrën.
Trembëdhjetë persona humbën jetën dhe disa u plagosën në aksidentin, i cili ndodhi në një rrugë që lidh dy qytete në provincën veriore të Salahuddin të Irakut, shtoi agjencia shtetërore e lajmeve, duke cituar një zyrtar lokal mjekësor.
Të lënduarit janë dërguar në spital në gjendje kritike, tha zyrtari.
Sakaq, autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.