Aksident i rende ne aksin Elbasan-Peqin. 5 te plagosur drejte urgjences ne Elbasan

0
289

Nje aksident i rende eshte shenuar keto momente ne aksin Elbasan Peqin ne fshatin Perparim  ku si pasoje e perplasjes kane mbetur te plagosur 5 persona ,3 ne gjendje kritike per jeten.

Shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar.

Deklarata e policisë

Peqin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Përparim, Peqin, mjeti tip “Bmw” me drejtues shtetasin E.D., banues në Cërrik është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin P.H., banues në Peqin.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit “Opel” dhe shtetasja F.H., e cila ishte pasagjere në mjetin tip ” Opel”, të cilët janë transportuar në Spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i aksidentit është parakalimi i gabuar i mjetit tip “BMV “.

Elbsaniflash.al