Aksident i rëndë në Sarandë, përplasen “kokë më kokë” dy makinat, ka të plagosur

0
57

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Urën e Gajdarit në hyrje të Sarandës.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, si dhe makinat kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar shkaqet e aksidentit.