Aksident i rëndë në Tepelenë-Gjirokastër, plagosen 3 persona, i shpëtojnë mrekullisht rënies në lumë

0
134

Një makinë ka dalë nga rruga duke shkaktuar aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Aksidenti ka shkaktuar plagosjen e tre personave që ishin në bordin e mjetit. Automjeti tip “Ford Focus” ka qenë me shpejtësi dhe ka humbur kontrolli tek ngushtica në afërsi të kthesës për në fshatin Hormove.

Për fat mjeti ka rënë në një zonë gati 3 metra poshtë duke shmangur rënien në lum. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje paksa të rënduar shëndetësore pasi kanë dëmtime dhe shembje në gjymtyrë dhe kokë. Grupi hetimor konstaton paraprakisht se shkaku ka qenë lagështia në rrugë.