Aksident i rëndë në Tiranë/ Shoferi humb kontrollin dhe hyn në oborrin e një banese, përplas për vdekje 23-vjeçaren

0
84

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Sajmir Taci drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka hyrë në oborrin e një banese.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e këtij aksidenti fillimisht është plagosur një 23-vjeçare me iniciale M.S, e cila gjatë përplasjes ndodhej në oborrin e banesës së saj. Pasi mbërriti ambulanca vajza u dërgua me urgjencë në spital por fatkeqësisht e reja humbi jetën duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 31.08.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, shtetasi D. T., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një banese.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. S., 23 vjeçe, që ndodhej në oborrin e banesës së saj, e cila më pas, ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.