Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 17-vjeçari

0
74

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku ka humbur jetën një 17-vjeçar.

I mituri duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe  ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Per pasoje ka humbur jeten si pasojë e plagëve të marra.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.