Aksident me vdekje në rrugën e kombit

0
177

Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Rrugën e Kombit, te vendi i quajtur Kolsh. Mësohet se është përmbysur kamioni i ngarkuar me dërrasa dhe si pasojë ka ndërruar jetë në momentet e aksidentit drejtuesi i mjetit. Ai ishte duke shkuar nga Tirana për në Kosovë dhe është përplasur me trafik-ndarësen.

Forcat e policisë kanë mbërritur në ngjarje dhe kanë bllokuar korsinë e autostradës Kolsh-Kukës Morinë. Në këtë kthesë gjatë këtyre 13 viteve janë shënuar afër 15 aksidente me 28 të vdekur. Pjesa më e madhe e aksidenteve janë shënuar nga automjetet e tonazhit të lartë, pasi kthesa është e fortë dhe ka dyshezë të madhe.

Priten informacione të mëtejshme.