Aksident me vdekje

0
897

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e shijakut, në vendin e njohur si “Katër rrugët e Shijakut”. Sipas burimeve nga policia, një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me bicikletë. Përplasja ka rezultuar fatale. I dëmtuari ka ndërruar jetë. Mësohet se personi që përplasi çiklistin është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia në vendngjarje po heton rrethanat e aksidentit, identifikimin e viktimës si dhe po kontrollon kamerat e sigurisë në rrugë për të identifikuar mjetin që e përplasi dhe drejtuesin e tij.