Aksident në aksin Berat-Dimal, kamionçina përplas këmbësorin

0
63

Nuk ndalen aksidentet në vend. Rreth orës 19:10 të kësaj të shtune, në aksin rrugor Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur “Ish Dogana”, automjeti tip kamionçinë , me drejtues shtetasin A.E., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin A.K., 40 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.