Një autobus i transportit publik dhe një automjet tip ‘Peugeot’ janë përplasur në aksin rrugor Fier- Levan. Mësohet se në automjetin tip ‘Peugeot’ udhëtonin 3 persona por fatmirësisht nuk ka përsona të lënduar.
Autobusi i transportit publik ka pasur dëme të vogla materiale e ndërkohë nga ana tjetër automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale në pjesën e përparme të cilat janë shpërndarë në rrugë.
Për shkak të aksidentin për rreth 30 min u krijua tranfik i rënduar te automjeteve të drejtuara për ne jug të vendit apo edhe atyre të shkonin për në Fier. Forcat e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të munduar lehtësimin e trafikut.
Kthesa e Levanit njihet si një ndër aksent më problematike. Shpejtësia dhe mungesa e fushë pamjes për drejtuesit e automjeteve ka bërë që të shënohen një numër i lartë i aksidenteve edhe me pasoja të rënda.
Këtë fakt e tregojnë edhe lapidarët e ngritur përgjatë këtij aksi nacional. Edhe pse hapja e bypassit ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Fier-Levan , vazhdojnë të shënohen një numër i lartë aksidentesh .