Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi i transportit publik përplaset me ‘Peugeot’

0
173

Një autobus i transportit publik dhe një automjet tip ‘Peugeot’ janë përplasur në aksin rrugor Fier- Levan. Mësohet se në automjetin tip ‘Peugeot’ udhëtonin 3 persona por fatmirësisht nuk ka përsona të lënduar.

Autobusi i transportit publik ka pasur dëme të vogla materiale e ndërkohë nga ana tjetër automjeti ka pësuar dëme të shumta materiale në pjesën e përparme të cilat janë shpërndarë në rrugë.

Për shkak të aksidentin për rreth 30 min u krijua tranfik i rënduar te automjeteve të drejtuara për ne jug të vendit apo edhe atyre të shkonin për në Fier. Forcat e policisë që kanë mbërritur në vendngjarje kanë bërë të munduar lehtësimin e trafikut.

Kthesa e Levanit njihet si  një ndër aksent më problematike. Shpejtësia  dhe mungesa e fushë pamjes për drejtuesit e automjeteve ka bërë që të shënohen një numër i lartë i aksidenteve edhe me pasoja të rënda.

Këtë fakt e tregojnë edhe lapidarët e ngritur përgjatë këtij aksi nacional. Edhe pse hapja e bypassit ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Fier-Levan , vazhdojnë të shënohen një numër i lartë aksidentesh .