Aksident në aksin Fier-Seman, përplasen dy makina

0
110

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman.

Dy automjete janë përplasur në këtë aks rrugor dhe për pasojë janë dëmtuar të dy mjetet. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ferma e Çlirimit. Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca dhe policia e qarkullimit, që po kryen ekspertizën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar, ndërkohë që si shkak i këtij aksidenti është krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve.