Aksident në aksin Laç-Mamurras, plagosen tre të rinjtë

0
69

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndidhur në aksin e vjetër Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorem.

Mësohet se automjeti me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë, maturantë, është përplasur me një tjetër automjet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, e cila ka dërguar të plagosurit në Spitalin e Traumës.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu