Aksident në autostradën Levan-Tepelenë/ Del nga rruga automjeti, plagoset drejtuesi

0
31

Nje aksident ka ndodhur rreth orës 10:00 në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Mollaj.

Mësohet se një automjet tip Ford ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin. Si pasojë, është plagosur ky i fundit dhe po merr mjekim ne spitalin e Fierit.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi  46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi, i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe AMP po punojnë  për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /abcnews.al