Aksident në Durrës/Humb kontrollin e përplas makinën me murin e magazinës, shoferi dhe 2 pasagjerët në spital

0
84

Tre persona janë lënduar në një aksident të ndodhur ditën e sotme në zonën e quajtur “4 rrugët”, në Fllakë të Durrësit.

Rreth orës 11:40, shtetasi M. Ç., 25 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka përplasur murin rrethues të një magazine.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. Ç. dhe pasagjerët në mjet, E. D. dhe I. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.