Aksident në Pogradec/ Plagoset drejtuesi i mjetit, transportohet me urgjencë në spital

0
51

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pak momente më parë në Pogradec.

Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Vedrovë. Nga përplasja drejtuesi i motorit ka marrë plagë në kokë dhe është transportuar ne spitalin e Pogradecit. Policia po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./ abcnews.al