Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotme në veri të Evias, kur një makinë është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka rënë rreth 40 metra poshtë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, kur makina për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb.
Sipas informacioneve të para të LamiaReport, nga diversioni fatal kanë mbetur të vdekur dy grekë, ndërsa një tjetër pasagjer me kombësi shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë.
I plagosuri është liruar nga zjarrfikësit dhe po dërgohet në spitalin e Lamisë, ndërsa operacioni për nxjerrjen e dy të vdekurve vijon në këto momente./Abcnews.al/