Aksidenti masiv pranë Rinasit, rëndohet trafiku, vargu i automjeteve kilometrik

0
43

Rëndohet trafiku pak minuta pas aksidentit masiv në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, pranë kthesës së Rinasit, mesditën e kësaj të premteje.

Mësohet se vargu i automjeteve është krijuar deri pranë vendit të quajtur Ura Gjole.

Ndërkohë policua dhe grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit të trefishtë.

Në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa drejtuesi i një trajleri ka marrë lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës./abcnews.al