Aksidenti me 6 makina në Librazhd, flet shoferi i trailerit që i plasi goma: Shyqyr pa viktima, rruga e keqe më plasi gomën

0
123

LIBRAZHD – Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti zinxhirë pranë zonës së quajtur “Kthesa e Murrashit”.

ABC mëson se në këtë aksident janë përfshirë 6 automjete dhe një trailer. Nga të dhënat parapraket mësohet se traileri ka qenë duke udhëtuar dhe i ka plasur goma, gjë që e ka devijuar nga rruga.

Së fundmi shoferi i trailerit që u përfshi në aksident, ka thënë për ABC, se sapo ka plasur goma e parë, traileti i ka ikur anash. Ai thekson se rruga e keqe ka ndikuar tek plasja e gomës.

“Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma.” tha shoferi.

Si pasojë e devijimit të trailerit nga rruga, në këtë aksident zinxhirë janë përplasur edhe 6 makina të tjera. Deri më tani është raportuar vetëm për një vajzë të plagosur e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Librazhdit. Ndërkohë tronditje kanë pasur edhe shoferët e makinave të përfshira në këtë aksident.

Si pasojë e përplasjes masive, është krijuar një trafik kilometrik i rënduar, ndërsa pritet hapja e qarkullimit nga ana e policisë.