Aksidentohet për vdekje një fëmijë

0
435

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjën e sotme në Fushë Kuqe. Raportohet se si pasojë ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën dhe fatkeqësisht humbu jetën i mituri. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kurbin/Informacion paraprak:

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjerja I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”- thuhet në njoftimin e policisë.