Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 37 vjeç, banues në Durrës, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke drejtuar autobusin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe autobusi është përplasur me një masë inertesh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë në këtë autobus, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesat e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./elbasani flash