Elbasan/Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

0
59

Evidentohen dhe goditen 2 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast i prerjes së paligjshme të pyjeve. Sekuestrohen 7m3 dru. Stukturat e DVP Elbasan, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë evidentuar 2 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast të prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve Elbasan dhe Librazhd referuan matërialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. S., 51 vjeç dhe Q. Q., 65 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 63 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një kamion, 7 m3 dru të prera në mënyrë të kundërligjshme. —

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan u kap shtetasi E. P., 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me vendimin e datës 11.12.2022, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Komisariati i Policisë Gjirokastër.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi ne gjendje të lirë për shtetasin B. M., 38 vjeç, banues në fshatin Lleshan, Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grushte dhe me sende të forta, një shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.