Aksidentoi për vdekje këmbësorin në autostradën Vlorë-Fier, arrestohet shoferi 19 vjeçar

0
69

Arrestohet shoferi 19 vjeçar që aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor në autostradën Vlorë-Fier.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. B., 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al