Aktori fitues i çmimit Oscar, dikur ishte pushuar nga puna se shiste drogë

0
129

Në moshën e adoleshencës, Jared Leto bënte edhe një punë të fshehtë.

49 vjeçari fitues i Oskarit, u pushua nga puna në një kinema pasi u kap duke shitur marihuanë në objekt.

“Kam punuar në një kinema kur isha fëmijë dhe u pushova nga puna për shitjen e barit nga dera e pasme”, i tha Leto Ellen DeGeneres, gjatë episodit të së martës në emisionin e saj.

 

“Më pëlqen të shkoj në kinema”.

“Unë isha një siërmarrës”, tha ylli i ‘House of Gucci’.

 

Më pas, ai bëri shaka se kokoshkat dhe bari ‘shkojnë mirë së bashku’.

Pavarësisht statusit të ri ligjor të barit në Nju Jork dhe në shumë qytete në të gjithë Shtetet e Bashkuara, përdorimi i marihuanës ishte shumë i ndaluar dhe i paligjshëm 40 vjet më parë kur Leto ishte fëmijë.