Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT, shkak dyshohet zjarri te Urgjenca e re

0
33

Albana Fico është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet, teksa ajo u emërua në krye të QSUT në dhjetor të vitit 2021.

Dyshohet se shkak i largimit të saj nga drejtimi i QSUT mund të jetë zjarri i 11 shkurtit te Urgjenca e re.

Urgjenca e re në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë që kur në shkurt në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.