Alibeja i kërkoi hap pas, Berisha: Nuk krahasohet fituesi me humbësin

0
83

Vetëm disa minuta ka zgjatur mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së. Pas kësaj mbledhje që u shoqëruar me debate, për shkak të prezencës së Sali Berishës, kreu i këtij grupi, Enkelejd Alibeaj është shprehur se bashkimi nuk mund të bëhet në mënyrë të dhunshme dhe me persona të shpallur “non grata” .

Duke folur për ish-kryeministrin  Berisha, Enkelejed Alibeaj i ka kërkuar që ai të bëjë një hap pas ashtu siç bëri Lulzim Basha. Pas kësaj kërkese e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Sali Berishës i cili ka theksuar se kjo nuk do të ndodh dhe Enkeljd Alibeaj nuk përfaqëson të gjithë Grupin.

“Vazhdon me një realitet që nuk ekziston. Vendimi që pretendon Alibeaj, është “nul” dhe nuk ekziston ky është qëndrimi i bazuar në ligjet e PD-së. Ky është qëndrimi im.”

Alibeja tha të bëni hap pas?

“Është të krahasosh fituesin me humbësin si një gabim i madh”

“Grupi do ketë patjetër mbledhje dhe do bëjë debate për gjithçka. Mendoj se është një rast unik dhe PD të bashkohet dhe në diversitetin e saj. Kjo be bën më demokratike.”

Alibeaj thotë ë non-grata nuk bashkon partinë?

“Demokratët kanë folur për këtë me 11 dhjetor dhe me 6 mars”

Hapa qenë grupi të tjetër i plotë?

“Grupi apo kombinacione Basha Rama marrin fund,. Këtu para atij vendimi unë zgjodha anëtarët e para partisë. Basha nuk është më këtu dha dorëheqjen.” tha Berisha

Jeni i gatshëm të shkoni në votë?

“Ka të drejtë çdo demokratë ta shtojë në çdo forum. Do mblidhet Kuvendi të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe secili ka të drejtë të propozojë. E njoh grupi parlamentar po nuk është grupi.” tha Berisha.

./abcnews.al/