Kyetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo priti sot në mjediset e bashkisë në një takim zyrtar ambasadorin e Sllovenisë në vendin tonë Peter Japejl.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme.
Kreu i bashkisë Korçë Filo u shpreh se “shkëmbimi i eksperiencave në fushën e kulturës, edukimit dhe ekonomisë ishin në qendër të diskutimit me Ambasadorin e Sllovenisë Peter Japejl”.
I impresionuar nga disa prej muzeve dhe atraksioneve të qytetit të Korçës, të cilat i vizitoi më herët ambasadori vlerësoi Korçën dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunimin e mëtejshëm.
Japejl shprehu konsideratë për Korçën duke e cilësuar si një qytet të bukur, me tradita të spikatura dhe mjaft mikpritës
Atsh