Eksportet bujqësore, 18 mijë tonë më shumë në dy javët e para të qershorit

0
286

6 830 tonë prodhime bujqësore të freskëta u eksportuan nga tregjet e Lushnjës dhe Fierit gjatë dy javëve të para të muajit qershor 2020, në më shumë se 25 shtete të rajonit, BE-së e më gjerë.

Rritja e prodhimit bujqësor vendas është reflektuar në furnizimin e bollshëm të tregjeve të vendit me këto produkte, uljen e çmimeve të shitjes dhe zgjerimin e eksporteve.

Statistikat e qendrës së eksporteve në Vlorë, tregojnë se eksportet bujqësore gjatë 15  ditëve të para të muajit qershor  2020 nga Lushnja dhe Fieri, u rritën me 18 tonë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në këtë sezon po kryesojnë eksportet e shalqirit, pjeprit ndërsa vijon me trend në rritje të lehtë domatja, speci kastaveci etj, ndonë janë në fund të sezonit të prodhimit në sera. Atsh