Amnistia/ Lirohet pas 25 vitesh burg i dënuari në Elbasan: Më kishin mbetur dhe dy ditë nga dënimi

0
84

Mes personave të liruar nga burgu i Peqinit ka përfituar nga amnistia penale dhe një i dënuar me 25 vite burg.  Ai ka thënë se akuzohet për një vrasje dhe ka kryer të gjithë dënimin, pasi i mbaronte për dy ditë.

Unë kisha 25 vite brenda, më akuzojnë për vrasje, por nuk ka bërë gjë. Më kishin mbetur dhe dy ditë nga dënimi.

Kam qene 30 vjeç kur jam futur në burg. Do mbaj mend nga burgu që më është nxirë jeta. Ishallah dalin të gjithë nga burgu”, u shpreh i dënuari në dalje të burgut.

Këtë të mërkurë, nisi zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 të tjerë në shërbim prove si dhe disa protestues të opozitës, ku pushohen menjëherë 232 çështje