Ancelotti, trajneri i parë në histori që arrin 5 herë në finale të Ligës së Kampionëve

0
128

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u bë trajneri i parë në histori që arrin në 5 finale të Ligës së Kampionëve, pasi skuadra e tij vulosi një fitore epike 3:1 kundër Manchester Cityt të mërkurën mbrëma.

Rezultati i përgjithshëm 6:5 i gjysmëfinales së liderit të La Ligës e ndihmoi trajnerin 62-vjeçar të shkruajë histori duke arritur në finalen e pestë në historinë e kompeticionit.

Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në “Stade de France” në Paris më 28 maj ku do të luftojë për titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.

Në finalen e tij të parë të Ligës së Kampionëve në vitin 2003, Ancelotti udhëhoqi Milanin drejt trofeut me një fitore me penallti ndaj Juventusit në “Old Trafford”.

Dy vjet pas fitores së tij të parë në Ligën e Kampionëve, Ancelotti arriti përsëri në finale, por pësoi një nga humbjet më dramatike në historinë e futbollit kundër Liverpoolit me penalti.

Kur mbaroi pjesa e parë, tifozët e Milanit ishin mjaft të sigurt se skuadra e tyre është pranë ngritjes së trofeut pasi Liverpooli ishte në disavantazh 3:0 në stadiumin Olimpik Ataturk të Stambollit.

Por, “Redsat” bënë një nga rikthimet më spektakolare në pjesën e dytë për ta dërguar ndeshjen në kohën shtesë. /os/