Anglia dhe Italia luajnë për historinë dhe për trofeun e EURO 2020

0
136

It’s coming home apo It’s coming to Rome? Janë dy fraza tepër popullore ku ditët e fundit i shikojmë në çdo foto, status apo lajme dhe dilema është një, Anglia apo Italia.

Sonte bota e futbollit, jo vetëm ai europian do të mësojë ekipin që do të mbretërojë për 4 vite në kontinentin e vjetër të futbollit ku në “Wembley” do të përplasen dy kombëtaret që kanë bërë më mirë dhe që e meritojnë të jenë aty.

Në impiantin mitik të ndërtuar në 2007 i cili u inaugurua si për ironi të fatit me një duel spektakolar Angli U21-Itali U21 që përfundoi 3-3, do të jenë afro 65 mijë tifozë të pranishëm ku zyrtarisht është dhënê ok vetëm për 1 mijë tifozë nga Italia.

Gjithsesi do të ketë më shumë anglezë sigurisht por Europa bën tifo për Italinë për shumë arsye, madje edhe vet Skocia kërkon që finalen ta fitojnë të kaltërit për të mos duruar gjatë anglezët e lumtur.

Gjithsesi, në fushë do të jenë dy skuadra që kanë bërê rrugëtim shume ndryshe nga njêra tjetra e që duhet pranuar se Italia e ka patur më të vështirë teksa Anglia vetëm një ndeshje e ka luajtur jashtë “Wembley”.

Anglia ka pësuar vetëm një gola, dhe ishte ai ndaj Danimarkës, teksa Italia ka shënuar më shumë e do të jetë një përballje e sulmit më të mirë ndaj mbrojtjes më të mirë.

Do të jetë sfida e Mancinit ndaj Southgate, që të dy në kërkim të trofeut të parë tê rëndësishëm që do t’i fusë në librat e historisë edhe pse ai italian ka barazuar dhe tejkaluar rekordin e ndeshjeve pa humbje.

Sfidë mes sfidave do të jetë edhe ajo mes lojtarëve të mëdhenj si Kane, Maguire, Bonucci, Chiellini e Jorginho por vetëm një do të jetë fituesi dhe do ta mësojmë në mbrëmje duke nisur në 21:00.