Anxhelina Hadërgjonaj është vënë gjithmonë në fokus të mediave për paraqitjen e saj. Ndonëse prej vitesh është distancuar nga muzika, vajza e Albërie Hadërgjonajt është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokative.
Bukuroshja, e cila prej pak kohësh është kthyer në Shqipëri ka tërhequr sërish vëmendjen me fotot e fundit që ka publikuar. E veshur me një palë bikini të zeza duke nxjerrë në pah format trupore, dhe ndërsa pozon joshëse nga bregdeti, Anxhelina i ka vënë sërish “flakën” rrjetit.
Bukuroshja ka marrë një sërë komentesh nga fansat, duke e komplimentuar për paraqitjen e saj, ku si gjithmonë shfaqet e kuruar deri në detaj. /abcnews.al/