Ushqimet që largojnë nepsin për të ëmblat dhe karbohidratet

0
182

Ëmbëlsirat dhe karbohidrat mund të konsiderohen si “veset” e ëmbla të çdo personi, por që duhet të ndalohen. Edhe pse mund ta dini se këto ushqime janë të dëmshme sërish e sërish i kërkoni e i bëni pjesë të dietës tuaj. Mirëpo, për këtë mund të gjeni një zgjidhje më të lehtë nga sa mendoni. Agroweb ju rekomandon disa ushqime të veçanta që mund të konsumoni për ta ndalur këtë “ves”.

Avokado

Të mbushura me shumë minerale, vitamina E dhe yndyrna omega 3, avokadot janë një nga ushqimet më të shëndetshme për tu konsumuar në çdo kohë të ditës. Mund t’i konsumoni ashtu siç janë duke i hedhur vetëmpak kripë dhe piper apo t’i shtoni tek sallata.

Vaji i kokosit

Mjafton të zëvëndësoni sheqerin me vaj kokosi dhe dëshira për të konsumuar suhqime të pashëndetëshme do të largohet. Kjo për shkak të yndyrnave të shëndetëshme që vaji i kokosit mban. Në këtë mënyrë do të mund të rregulloni jo vetëm peshën tuaj, por edhe metabolizmin i cili punon më mirë kur i jepni për të tretur yndyrna të shëndetëshme dhe jo sheqerna.

Arra

Të konsumosh arra e në përgjithësi çdo lloj arrori mund t’ju mbajë larg veseve të të ngrënit të ëmbla apo karbohidrate. Në këtë  mënyrë do të ndiheni më të bgopur me ushqime të shëndetëshme, por zgjidhni gjithnjë ato natyrale pa kripë dhe përbërës të tjerë.

Karrota dhe selino

Selinoja dhe karrotat janë të mbushura me fibra ushqyese të cilat mbushin stomakun dhe largojnë nepsin. Konsumojini ato me një gotë çaj, shtojini në sallatë apo siç janë sa herë që t’ju hahet diçka.

Pini ujë

Megjithëse teksnikisht nuk futet tek ushqimet, uji është një mënyrë shumë e mirë për të larguar urinë e panevojshme. Mjafton të konsumi sasinë e duhur të ujit në një ditë, rreth 8 gota dhe ndjesia e urisë do të largohet./abcnews.al