Arresohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

0
92

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar drejtorin e komanduar të burgut të Reçit në Shkodër, Ervis Zikën.

Gazetari i Abc Ermal Vija raporton se Zika u vu në pranga me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndërsa mbetet e paqartë për çfarë akuzohet Zika.

U ekzekutua urdhëri i Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër me Nr.262 datë 25.04.2022, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg“ dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 238 dhe 240/a të K.Pr. Penale, ndaj shtetasit Ervis Zika”, thuhet në informacionin paraprak.

Momentalisht nuk ka detaje të tjera rreth këtij arrestimi.

*Ky është një lajm i fundit dhe po përditësohet…