Arrestohen 3 policë të komisariatit Kavajë ku u vetëvra 31 vjeçari

0
87

Tre efektivë të komisariatit të Kavajës janë arrestuar një ditë pas vetëvrasjes së  31-vjeçarit të ndaluar në këtë komisariat.

Të arrestuarit janë me detyrë inspektorë policie të identifikuar janë R.K, P.B, B.B.

31-vjeçari i ndaluar në komisariatin e Policisë Kavajë, Ilvi Meta u gjet nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit.

Drejtori i Policisë Gledis Nano dërgoi mbrëmë në Komisariatin e Policisë Kavajë, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Ilvi Meta, ishte arrestuar më 4 maj, si person i dyshuar për disa vjedhje në këtë qytet.

Në momentin e konstatimit, grupi i dhomës së paraburgimit ka tentuar të japë ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur, ndërsa dyshohet se i riu ka vrarë veten me çarçaf.Nga ana tjetër mësohet se i riu ka qenë me precedent të mëparshëm penal pasi më herët ishte arrestuar për disa vjedhje.