Arrestohet për mashtrim avokati Gëzim Kovaçi në Elbasan.

0
1052

Gëzim Kovaçi, me profesion avokat i mori 4200 euro klientes së tij, duke e mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Goditet një rast i mashtrimit me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

I mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë, arrestohet 51-vjeçari, me profesion avokat.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit G. K., 51 vjeç, banues në Elbasan, me profesion avokat.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G. K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./elbasani flash