Asnjë gjurmë për nënën dhe dy fëmijët e zhdukur, efektivë të FA-së i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave

0
61

Efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç, Shkodër.

Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.

Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjeçare dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë. Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë sa herë është e nevojshme në ndihmë të qytetarëve dhe komunitetit.

Ndërkohë, gazetari Ervin Leka raporton se kërkimet kanë nisur edhe nga autoritetet e Malit të Zi. Ata janë kontaktuar nga pala shqiptare për të kontrolluar në pjesën e lumit Buna që kalon në kufirin malazez./abcnews.al