“U shokova, lutesha të mos ishte njeri”, gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares në lumin Buna, peshkatari: Mu duk si kukull, ndeza dritën e telefonit dhe…

0
29

Shkodra është tronditur ditën e dijshme pas gjetjes në ujërat e lumit Buna të trupit të 9-vjeçares, ndërsa dyshohet se po ashtu janë mbytur edhe nëna e saj Alma Arazi dhe motra e vëllai më i vogël.

E vogla u pikas nga një peshkatar i zonës, i cili kishte dalë në orët e para të mëngjesit me varkën e tij. Ai tregon momentin shokues kur e pikasi, teksa thotë se iu duk si kukull dhe se shpresonte që të mos ishte një trup njeriu.

Pasi njoftoi policinë, u konfirmua se trupi i përkiste 9-vjeçares, e cila prej pak ditësh rezultonte e zhdukur së bashku me të ëmën dhe motrën e vëllanë, 6 dhe 3 vjeç.

 

Top Channel