Atentat ish-kryeministrit japonez, bota reagon: Lutemi për shëndetin e tij

0
57

Ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, sipas zyrtarëve.

Sekretari kryesor i kabinetit Hirokazu Matsuno u tha gazetarëve të Premten se ai nuk e dinte gjendjen e Abe, por transmetuesi publik NHK, duke cituar departamentin lokal të zjarrfikësve, tha se 67-vjeçari “nuk po tregon shenja jetike”.

Pas lajmit tronditës zyrtarë nga e gjithë bota kanë reaguar dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre të sibqertë për familjen e ish-kryeministrit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken:

“Mendimet tona, lutjet tona janë me të, me familjen e tij, me popullin e Japonisë”, tha Blinken gjatë takimit të G20 në ishullin indonezian të Balit.

“Ky është një moment shumë, shumë i trishtuar. Dhe ne jemi në pritje të lajmeve nga Japonia.”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Rahm Emanuel

“Ne të gjithë jemi të pikëlluar dhe të tronditur nga të shtënat ndaj ish-kryeministrit Abe Shinzo. Abe-san ka qenë një udhëheqës i shquar i Japonisë dhe aleat i palëkundur i SHBA-së. Qeveria amerikane dhe populli amerikan po luten për mirëqenien e Abe-san, familjes së tij dhe popullit të Japonisë.”

 

Presidenti i Tajvanit Tsai Ing-Wen