Atentat ndaj ish-deputetit Armando Prenga në Kurbin, shpallet në kërkim 29 vjeçari

0
52

Një 29 vjecar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka bërë atentat ish-deputetit të PS Armando Prenga.

Ka qënë vetë ish-deputeti i cili ka lajmëruar policinë pas ngjarjes.

“Shtetasi A. P., 49 vjeç, ka njofuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Kurbin se në Fushë Kuqe, ndërkohë që qarkullonte me automjet, shtetasi F. I., 29 vjeç, kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit të tij. Nga të shtënat nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar,” njoftoi policia.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.