Australia ndalon fëmijët nën 16 vjeç nga rrjetet sociale, gjoba masive për kompanitë që shkelin ligjin

0
6

Parlamenti australian ka miratuar një projektligj për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Senati miratoi legjislacionin të enjten, pasi Dhoma e Përfaqësuesve e bëri këtë një ditë më parë.

Platformat që nuk marrin “hapa të arsyeshëm” për të ndaluar personat nën 16 vjeç do të përballen me gjoba deri në 50 milionë dollarë. Ligji i ri do të hyjë plotësisht në fuqi pas 12 muajsh.

Qeveria ka argumentuar se ligji është i nevojshëm për të mbrojtur më mirë mirëqenien e fëmijëve.

“Mediat sociale po u bëjnë dëm fëmijëve tanë dhe sot si rezultat i drejtpërdrejtë i legjislacionit tonë të kaluar në parlament… prindërit mund të kenë një diskutim ndryshe me të vegjlit e tyre”, u tha gazetarëve kryeministri Anthony Albanese.

 

 

Kryeministri hodhi poshtë shqetësimet për zbatimin e projektligjit. “Ne nuk argumentojmë se zbatimi i tij do të jetë i përsosur, ashtu si ndalimi i alkoolit për ata nën 18 vjeç nuk do të thotë që dikush nën 18 nuk ka kurrë akses. Por ne e dimë se është gjëja e duhur për të bërë”, tha ai.