Australia luftoi të premten, 10 dhjetor me katastrofa të dyfishta natyrore, me zjarre që përfshinë bregdetin perëndimor, ndërsa përmbytje të rënda dhe shira të dendur goditën lindjen e vendit.
Pas disa javësh temperaturash të larta, zjarret rrethuan pikën perëndimore turistike të lumit Margaret.
Asnjë shtëpi nuk është dëmtuar, por flakët kanë përfshrirë një zonë të gjerë.
Disa banorëve në zonë u është kërkuar që të largohen në zona të sigurta.
Ndërsa bregu i Oqeanit Indian të Australisë është “përvëluar” nga temperaturat që kanë arritur 40 gradë Celsius, në anën tjetër të kontinentit bregdeti i saj i Paqësorit është goditur nga shiu për muaj të tërë
“Një qendër me presion të ulët është formuar në brigjet jugore të Uellsit të Ri Jugor duke sjellë reshje të mëdha shiu dhe përmbytje të mëdha,” tha Byroja e Meteorologjisë.
Në disa rajone rurale në jug të Sidneit, të përfshira nga zjarret më të këqija të vendit saktësisht dy vjet më parë, ka rënë 21 centimetra shi vetëm në 24 orët e fundit.
Nëntori ishte më i lagështi në 122 vitet e fundit pasi një fenomen i motit La Nina u shfaq.
Shkencëtarët besojnë se moti ekstrem i Australisë është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu.
Vitet e fundit, kontinenti ka përjetuar një sërë thatësirash, zjarresh dhe përmbytjesh të përkeqësuara nga klima.