‘Autorët kishin informacion nga brenda’, dalin DETAJE të reja nga grabitja e Postës private te Astiri: Kamerat filmuan…

0
259

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e postës private Adex në zonën e Astirit, mbrëmjen e djeshme.

Sipas policisë, autorët kanë pasur informacion nga brenda. Ata kanë pasur djeni se në postë ka pasur para, pasi posta punonte më shumë me dërgesa pakosh e jo parash.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjitha lëvizjet e dy grabitësve, ku është dalluar nga pamjet që një nga grabitësit ka probleme me këmbën.

Sakaq, bëhet me dije se kamerat filmuan targën e motorrit me të cilën janë larguar grabitësit nga ish-sheshi “Shqiponja”.

News bomb