Bajerni shtyp edhe Lionin, skuadra e Flik “fluturon” në finalen e madhe të Champions-it

0
193

Ndodhi ajo që pritej! Bajern Mynih në finalen e Ligës së Kampionëve. Gjermanët e trajneri Flik, mposhtën Lionin në gjysmëfinale me rezultatin 0-3, duke siguruar kështu një biletë për ditën e diel, aty ku i pret një tjetër skuadwr franceze… PSG.

LION

Një finale e madhe, që pritet të dhurojë spektakël, teksa në fushë do të zbresin yje të shumtë. Për sa i përket triumfit ndaj Lionit, dopieta e Gnabrit dhe goli i Levandovskit, vendosën gjithçka.

Në pjesën e parë bavarëzët realizuan 2 herë me futbollistin 25-vjeçar, ndërkohë që 2 minuta nga fundi, Levandovski vulosi gjithçka.

FT: LION – BAJERN MYNIH 0-3

Gnabri 18′, 33′ , Levandovski 88′ 

Panorama