Bakter i rrezikshëm, pas Shqipërisë Kosova tërheq nga tregu salsiçet “Wudy”, shkaktojnë probleme serioze shëndetësore

0
65

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”.

AUV ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se dyshohet se në to prani të një lloj bakteri.

“AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit AIA brendi ‘Wudy’, vendi i origjinës Itali, dyshohet për prani të bakterit Listeria në disa llote prodhimi, ka filluar gjurmimin për identifikimin e të gjitha llojeve të produktit të importuar në Kosovë nga ky prodhues”, thuhet në përgjigjen e AUV-it dërguar Radios Evropa e Lirë.

Kujtojmë se këtë mëngjes (21 shtator) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri njoftoi për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salçiçeve Wudy që shiten në Shqipëri.

Bëhet fjalë për  bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.

AKU theksoi  se gjithçka ka ndodhur pas një njoftimi nga sistemi RASSF i Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.

Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë”, njoftoi AKU.

Lotet me probleme në Shqipëri

  1. Emri i Produktit: WUDY 1KG MAXIPAC;
  2. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
  3. LOT: 1803199; Datë Skadence: 21/09/2022;
  4. LOT: 1820077; Datë Skadence: 29/09/2022;
  5. LOT: 1820665; Datë Skadence: 30/09/2022;
  6. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
  7. LOT: 1839979; Datë Skadence: 10/10/2022;
  8. LOT: 1846239; Datë Skadence: 12/10/2022;
  9. LOT: 1860349; Datë Skadence: 19/10/2022;
  10. LOT: 1869650; Datë Skadence: 24/10/2022;
  11. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
  12. LOT: 1877867; Datë Skadence: 28/10/2022;
  13. LOT: 1896612; Datë Skadence: 04/11/2022;
  14. LOT: 1911738; Datë Skadence: 14/11/2022;
  15. LOT: 1940129; Datë Skadence: 24/11/2022.
  16. Emri i Produktit: WUDY 250GX15 EST;
  17. LOT: 1798031; Datë Skadence: 19/09/2022;
  18. LOT: 1810919; Datë Skadence: 27/09/2022;
  19. LOT: 1830837; Datë Skadence: 05/10/2022;
  20. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
  21. LOT: 1857209; Datë Skadence: 17/10/2022;
  22. LOT: 1883993; Datë Skadence: 31/10/2022;
  23. LOT: 1900782; Datë Skadence: 08/11/2022;
  24. LOT: 1911205; Datë Skadence: 12/11/2022;
  25. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022;
  26. LOT: 1947706; Datë Skadence: 29/11/2022.
  27. Emri i Produktit: WUDY FORM.150GXEST;
  28. LOT: 1798614; Datë Skadence: 20/09/2022;
  29. LOT: 1817490; Datë Skadence: 28/09/2022;
  30. LOT: 1830273; Datë Skadence: 04/10/2022;
  31. LOT: 1839009; Datë Skadence: 07/10/2022;
  32. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
  33. LOT: 1873728; Datë Skadence: 26/10/2022;
  34. LOT: 1888241; Datë Skadence: 02/11/2022;
  35. LOT: 1852306; Datë Skadence: 14/10/2022;
  36. LOT: 1906129; Datë Skadence: 10/11/2022;
  37. LOT: 1929757; Datë Skadence: 22/11/2022;
  38. LOT: 1947696; Datë Skadence: 29/11/2022.
  39. Emri i Produktit: WUDY GR.250 X EST.;
  40. LOT: 1810361; Datë Skadence: 26/09/2022;
  41. LOT: 1825669; Datë Skadence: 03/10/2022;
  42. LOT: 1843621; Datë Skadence: 11/10/2022;
  43. LOT: 1852807; Datë Skadence: 15/10/2022;
  44. LOT: 1869109; Datë Skadence: 22/10/2022;
  45. LOT: 1877305; Datë Skadence: 27/10/2022;
  46. LOT: 1902500; Datë Skadence: 09/11/2022;
  47. LOT: 1936492; Datë Skadence: 23/11/2022;
  48. LOT: 1945455; Datë Skadence: 26/11/2022.
  49. Emri i Produktit: WUDY SNACK 100GX35;
  50. LOT: 1952362; Datë Skadence: 20/11/2022.

/Abcnews.al/