Balla: Është qesharake bllokimi i tunelit nga Lulzim Basha, nuk e di çfarë meraku ka

0
156

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin Taulant Balla ka kritikuar sipas tij bllokimin e tunelit të Kërrabës paraditen e sotme për shkak të mitingut të kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një komunikim me gazetarët në Elbasan, Balla tha se ishte qesharake bllokimi i tunelit, ndërsa shtoi se nuk e kupton pse Basha merr makina me vete nga Tirana.

“Është qesharake ajo që ka organizuar Partia Demokratike. Për më shumë se 1 orë e ca bllokuar tuneli i Elbasanit me makina të nisura nga Tirana që shoqërojnë Lulin. Nuk e di ça meraku ka. Luli ndihu shumë i qetë, populli i Elbasanit nuk ka asnjë problem. Është e pakuptimtë që të marrësh makina me vete nga Tirana në Elbasan sepse secili nga qarqet voton ndarazi. Bllokimi i tunelit ishte shumë qesharake që nuk ia gjej arsyen,” tha Balla. g.v/abcnews.al