Barcelona “bie” sërish në Camp Nou, Reali merr fitoren e radhës

0
112

Real Madridi edhe njëherë ka dalë triumfator nga “Camp Nou” duke dëshmuar dominimin ndaj rivalëve të përjetshëm në disa sezone radhazi.

Në pjesën e parë miqtë shënuan një gol në minutën e 32 me mbrojtësin David Alaba që do të çonte në pushim skuadrën e tij me avantazhin minimal.

Në krahun tjetër gjatë pjesës së parë rastin më të mirë e pati Dest, por u tregua i pasaktë nga një pozicion mjaft i favorshëm.