Bayern Munich merr vendim mbi Lewandowski! Deklarata nuk lë dyshime

0
87

A do te largohet Lewandowski nga Bayern Munich? Sipas klubit, jo! Sepse kampionet e Gjermanise per te dhjetin vit radhazi nuk do të shesin Robert Lewandowskin këtë verë, një nga lojtarët e kërkuar nga Barça për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm.

Kështu ka deklaruar të paktën drejtori sportiv i klubit bavarez, Hasan Salihamidzic, i cili ka mohuar një shitje të mundshme të sulmuesit polak, kontrata e të cilit përfundon pas një viti. “Po, ai ka kontratë deri në vitin 2023”, u përgjigj ai për “Sky90’”.

Gjithashtu i pyetur nëse do të mendonin për një ofertë prej 40 deri në 50 milionë euro nga Barça, Salihamidzic u tregua gjithashtu i prerë në përgjigjen e tij, teksa qartësisht u shpreh se:

“Jo, ai ka një kontratë me ne dhe ne duam që ai të vazhdojë, ai është sulmuesi më i mirë në botë. Ai vlerësohet shumë dhe tifozët duan që Leva të vazhdojë me Bayern”. I konsideruar si futbollisti më i madh polak i të gjitha kohërave, si dhe një nga qendërsulmuesit më të fortë të çdo epoke, është një nga lojtarët më të suksesshëm në Bundesligë, dhe është i 11-ti në renditjen e golashënuesve më pjellorë në historinë e futbollit.

Ai është i huaji më pjellor ndonjëherë në Bundesligë dhe golashënuesi i dytë më i mirë në këtë kompeticion, si dhe i pari në mesin e lojtarëve ende në aktivitet. Me 41 gola të shënuar (në vetëm 29 ndeshje) në sezonin 2020-2021, ai u bë lojtari me më shumë gola në një edicion të vetëm të Bundesligës, duke mposhtur rekordin e Gerd Müller.Ai është gjithashtu golashënuesi i tretë më i mirë në UEFA Champions League, pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, dhe lojtari që ka shënuar më shumë gola në 100 paraqitjet e tij të para në të njëjtën garë.

Fax