Bayern Munich synon transferimin e yllit të Moenchegladbach

0
181

Florian Neuhaus është njëri nga mesfushorët më në formë këtë edicion në Bundesliga.

 

Gjermani është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me Borussia Moenchegladbachun.

23-vjeçari ka shkëlqyer deri më tani, ku në 15 ndeshje ka shënuar katër gola e ka bërë tre asistime.

Mesfushori qendror falë formës fantastike që është duke kaluar, është bërë objektivi kryesor i Bayern Munichut për repartin e mesfushës.

Gazeta prestigjioze gjermane, Sport Bild ka raportuar se Bayern është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro për transferimin e Neuhaus.

Gladbach tri vite më parë e kishte marrë lojtarin si agjent të lirë, pasi Neuhaus ishte larguar nga 1860 Munich pas përfundimit të kontratës.

Reprezentuesi gjerman është rritur në Munich dhe dëshira e tij është të rikthehet përsëri në këtë qytet, por tani të luaj me fanellën e Bayernit.

Gjithsesi përveç Bayernit, Neuhaus është duke u ndjekur edhe nga Borussia Dortmund, Arsenal e Juventus.

 

lajmi.net